Celebrities Gossip Showbiz

David Beckham i dedikon një tjetër tatuazh Victoria-s, domethënia e veçantë që fshihet pas tij!

Ish-futbollisti anglez, David Beckham, i ka shtuar një tjetër tatuazh ekspotizës së tij trupore kushtuar gruas së tij Victoria, duke e shtuar në koleksionin e tij në trup. Ai numëron tashmë më shumë se 60 tatuazhe në trupin e tij. I fundit për të cilin po flasim është një “Posh” në gishtin e mesit në dorën e tij të majtë për pseudonimin e Victoria-s në “Spice Girls”.

Jo vetëm David por edhe djali i tij Cruz ka bërë të njëjtin tatuazh në krahun e tij.

Ky nuk është tatuazhi i parë që David ia kushton gruas së tij. Në vitin 2015, ai bëri tatuazh numrin ’99 në gishtin e  tij të vogël për të shënuar vitin në të cilin u martua me Victoria-n dhe lindjen e djalit të tij të madh Brooklyn.

Një trëndafil i madh dhe fjalët “Të dua” në qafën e tij thuhet, gjithashtu, se janë për nder të gruas së tij. Ai gjithashtu ka frazat e frymëzuara nga latinishtja “Ut Amem Et Foveam” (Kështu që të dua dhe të çmoj) nën emrin e Victorias në krahun e tij të majtë dhe “Perfectio in Spiritu” (Përsosmëri Shpirtërore) në të djathtën e tij.

Rikujtojmë se, Victoria dhe David Beckham shijuan pushimet verore së bashku me dy fëmijët e tyre më të vegjël, Harper Seven dhe Cruz në muajin gusht. Ka qenë stilistja, e cila përmes llogarisë personale në Instagram, ka ndarë disa foto verore nga pushimet familjare në Kroaci.