Celebrities Gossip Showbiz

David Beckham padit aktorin e njohur Mark Wahlberg!

David Beckham ka nisur një betejë ligjore me aktorin e famshëm të Hollivudit Mark Wahlberg për shkak të një marrëveshjeje të dështuar në lidhje me promovimin e markës së fitnesit të Wahlberg. Ish-futbollisti anglez pretendon se si pasojë e partneritetit të dështuar ka pësuar humbje të konsiderueshme financiare, rreth 9.8 milionë euro.

Beckham pranoi të bëhej ambasadori global i firmës kur u zhvendos në Los Angeles dhe ai dhe Whalberg kishin krijuar një miqësi. Ai gjithashtu ka paditur firmën e aktorit, Mark Wahlberg Investment Group (MWIG) dhe themeluesit e grupit të palestrës “F45”, Adam Gilchrist dhe Rob Deutsch. Ai pretendon se humbi më shumë se 9.8 milionë euro kur stoqet që iu premtuan u mbajtën deri në rënien e çmimeve të aksioneve. Wahlberg dhe bashkëpandehurit e tij pretendojnë se akuzat për mashtrim janë të pabaza dhe i kanë kërkuar një gjyqtari të hedhë poshtë padinë.

Rikujtojmë, se dokumentari i David Beckham në Netflix ka thyer një rekord duke grumbulluar 3.8 milionë shikues gjatë javës së premierës. Në këtë dokumentar katër-pjesësh të titulluar “Beckham” pasqyrohet jeta e David me Victoria-n, martesa dhe romanca e tyre e hershme si dhe karriera në futboll e David. Pjesa e dytë ishte gjithashtu një sukses duke arritur afro tre milionë shikues.

Beckham ka qenë shfaqja më e shikuar e shërbimit të transmetimit për dy javët e para. Futbollisti tregoi për vështirësitë me shëndetin e tij mendor pasi u bë armiku numër 1 i publikut pas mërzitjes së tij famëkeqe me kartonin e kuq gjatë Kupës së Botës 1998, me abuzime që u bënë ndaj tij dhe familjes së tij. Victoria foli për herë të parë për dhimbjen që pësoi pas pretendimeve për lidhjen e dyshuar të burrit të saj, David. Veç këtyre, pati edhe shumë gjëra të tjera interesante në jetën e çiftit më të përfolur në botë e showbiz-it.