Showbiz

Del në shesh ana e errët e Lewis Hamilton!

Piloti dhe kampioni i ‘Formula 1’, Lewis Hamilton po përjeton ndarjen e radhës me Veronica Valle ndërkohë që kjo e fundit ia ka nxjerrë të palarat në shesh.

Modelja 26-vjeçare e cila e ka njohur sportistin në Instagram ka folur për herë të parë për “The Sun” mbi mënyrën sesi Lewis i trajton të dashurat e tij.

Sipas saj, ai është arrogant dhe ofendues dhe i trajton femrat si lodra. Modelja bukuroshe ka treguar se ai është i paaftë të përkushtohet në një lidhje dhe kjo ka qënë një ndër arsyet pse Nicole Scherzinger i dha fund me të.

“Nicole dëshironte të martohej. Ai nuk ishte aspak gati dhe për këtë arsye shpeshherë e tradhëtonte sepse mendonte se ajo nuk ishte e denjë për të. Askush nuk është e denjë për Lewis”-është shprehur Veronica duke shtuar se ai i ofendon femrat e nuk tregon aspak respekt për karrierën e tyre.

Këto deklarata të forta të modeles kanë shokuar fansat dhe median rozë. Shumë prej fansave të zjarrtë të Hamilton janë shprehur se këto janë vetëm gënjeshtra nga një modele e cila kërkon të bëhet e famshme. Shumë personazhe kanë arritur të bëhen të famshëm duke përdorur strategji të tilla e duke hedhur baltë mbi ish partnerin.

Nga ana tjetër, Lews Hamilton nuk është bërë i gjallë në media që në momentin kur intervista e ish-it të tij është bërë publike.