Celebrities Gossip Showbiz

Dy dasma në ‘horizont’, ja se çfarë do të presim nga martesa e Nicole Scherzinger me Thom Evans!

Në muajin qershor këngëtarja e njohur Nicole Scherzinger mori propozimin për martesë nga i dashuri i saj prej disa vitesh tanimë, Thom Evans. Së fundmi në një intervistë të re për ‘Sunday Times Culture’, Nicole tha se dasma do të bëhet në Hawaii dhe do të drejtohet nga gjyshi i saj. Jo vetëm kaq, do të ketë edhe një dasmë në Evropë. Nicole shprehet se:

Dasma do të jetë diku në Evropë. Përtej kësaj as kam menduar për asgjë tjetër.

Nicole tha se jeta bashkëshortore me Thom do të ketë një bazë në Britani, por shtoi:

Udhëtojmë shumë dhe kjo më pëlqen.

Këngëtarja shpjegoi se të gjithë miqtë dhe familja e saj kanë pyetur ‘cili është plani’ por ajo është fokusuar në projektin e saj të fundit ku luan si Nroma Desmond në një produksion të ri muzikor të “Sunset Boulevard”. Nicole shtoi se:

Jo, duhet të gjej Norma Desmond. Derisa ta gjej dhe ta hap këtë emision dhe të jem krenare për të, nuk po mendoj për asgjë tjetër.

Rikujtojmë, se Nicole u takua për herë të parë me ish-lojtarin e ligës së ragbit të Glasgoë Warriors kur ajo ishte juriste në “X Factor” në 2019. Vitin e kaluar, një mik i çiftit i tha Richard Eden të The Daily Mail se çifti do të martohej, pasi Thom e dinte se Nicole ishte e duhura që kur u takuan.

Nicole ka qenë më parë një lidhje 8-vjeçare me kampionin e Formula 1, Lewis Hamilton dhe një romancë më të shkurtër me tenistin Grigor Dimitrov. Më herët ishte raportuar se çifti ishin të hapur për të krijuar një familje së bashku në të ardhmen e afërt. Ndërkaq në vitin 2020 Nicole konfirmoi planet e tyre për fëmijë.