Deputeti Fidel Ylli: “Qeveria të rikthejë bastet”
PASÓ • 15:34 01/02/2021
Deputeti i Partisë Socialiste, Fidel Ylli ishte sonte i ftuar në emisionin sportiv “Paso”. Ndërsa u bisedua rreth ndikimit të sportit në qeveri dhe anasjelltas. Diskutimi nxori në thelb edhe çështjen e basteve. Sonte në Top Albania Radio, deputeti Fidel Ylli, i bën një thirrje kryeministrit se këto pika bastesh duhet të rikthehen sërish në vend. Në të gjithë botën ka baste, në Angli ka baste, në Itali ka baste, u bë mirë për momentin që u mbyllën sepse ishin bërë si kërpudha, çdo tre metra një pikë. Tani po funksionojnë ‘underground’ (fshehur nëntokë) shteti nuk merr asnjë para, janë të gjithë në të zezë. Nuk i mbylli dot Enver Hoxha… në kohën e komunizmit kishte baste është dënuar edhe Andrea Marko atëherë për baste, tek lagjia jonë bëheshin hapur. Kështu që unë mendoj që qeveria duhet ta ketë në vëmendje këtë, unë ja kam thënë edhe kryeministrit. I bëj thirrje kryeministrit dhe nga Top Albania Radio… dhe në bisedë me të sa herë që flas ja përmend dhe i them që janë para që sporti i merr nga të ardhura dytësore. Sipas Yllit, kryeministri e ka ndërmend rikthimin e basteve, por për momentin vëmendja është në gjëra më të rëndësishme jetësore. Kujtojmë, që nga 1 janari i vitit 2019, u mbyllën të gjitha pikat e basteve dhe kazinotë elektronike në Tiranë dhe në të gjitha rrethet. Vendimi i qeverisë për të mbyllur brenda datës 31 dhjetor 2018, kazinotë elektronike, bingot tradicionale dhe bastet sportive, detyroi të gjithë këto biznese që të mbylleshin, ose të gjenin rrugë të tjera alternative për të mbijetuar.
Momente paniku, futbollisti i Romës humbet ndjenjat në fushë, ja si komentohet në “Pasó”!
PASÓ 14:20 22/04/2024
KF Tirana del në ankand, zyra përmbarimore nxjerr në shitje aksionet!
PASÓ 14:19 22/04/2024
Sokol Jareci, zbulon rolin si vëzhgues në ndeshjen Roma-Milan!
PASÓ 14:18 22/04/2024
Ngjarjet sportive më të rëndësishme të javës analizohen në “Pasó”!
PASÓ 21:55 19/04/2024
Paso 19 Prill/Italia rritet, Anglia dështon. Intervistë me Sokol Jareci, vëzhgues i Roma-Milan!
PASÓ 21:53 19/04/2024
Polemikë në Champions League/Deklarata e Guardiolës: “Bari ishte pak më lartë…”
PASÓ 15:09 14/04/2024
Mori topin në zonë, rasti i penalltisë në ndeshjen Arsenal – Bayern/Analizë e çunave të “Pasó”!
PASÓ 15:07 14/04/2024