Bota

Detaje të reja për vdekjen e dyshimtë të aktores së njohur të filmave për të rritur Sophia Leone!

Aktorja e filmave për të rritur dhe njëherësh modelja e njohur, Sophia Leone u gjet e vdekur më 1 mars të vitit 2024, në shtëpinë e saj në New Mexico. Vdekja e 26-vjeçares nisi të hetohej fillimisht me dyshimin për një vrasje të mundshme ose grabitje që mund të ketë çuar deri në vrasjen e saj, ndonëse detaje të reja për vdekjen e saj u bënë të ditura në SHBA.

Nëna e Sophia Leone raportoi se aktorja kishte probleme me alkoolin dhe mendime për vetëvrasje. Kur policia gjeti trupin e aktores në apartamentin e saj, nëna e saj i njoftoi se nuk kishte dëgjuar nga Sophia për më shumë se 24 orë dhe se ishte në dijeni të mendimeve për vetëvrasje dhe gjithashtu e dinte se ajo konsumonte pije alkoolike.

Policia është ende duke hetuar shkakun e vdekjes së aktores dhe e ka cilësuar atë një “vdekje të dyshimtë” pavarësisht se ka përjashtuar vrasjen. Leone u lind në Miami më 10 qershor të vitit 1997 dhe debutoi si aktore e filmave për të rritur në moshën 18-vjeçare.