Showbiz

Ditëlindja e të ndjerit Mac Miller, Ariana Grande ende e vuan largimin e tij nga jeta

Ditën e sotme reperi i ndjerë me famë botërore do të festonte ditëlindjen e tij të 27-të por fatkeqësisht ai u nda në mënyrë tragjike nga jeta pak muaj më parë.

Ish e dashura e tij, Ariana Grande e cila është në kulmin e suksesit ende e vuan largimin e tij të parakohshëm nga jeta. 25-vjeçarja herë pas herë bën postime ku e kujton me mall Mac Miller dhe për ditëlindjen e atij ai i mungon shumë.

Kështu është shpehur këngëtarja e hitit “7 Rings” në një postim në Twitter.

Kujtojmë se Mac Miller u nda nga jata më 18 shtator në shtëpinë e tij në Los Angeles. Shkak ishte një mbidozë droge.