Celebrities Gossip Showbiz

“Do gomarin ti, çfarë do bëj unë…”, Sabiani përlot Keisin gjatë bisedës me të!

Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.

Keisi është përlotur sot gjatë një bisede me Sabianin se ai u shpreh se nuk ka qenë ndonjëherë kundër lidhjeve, por në këtë lidhje ka faktorë të tjerë.

Sabiani: Kam qenë ndonjëherë kundra lidhjeve unë? Do gomarin ti? Ça do bëj unë?

Keisi: Nuk ka lidhje fare, nuk e kuptojnë këta ku është thelbi

Sabiani: Nuk kam pse t’ja sqaroj këtyre

Keisi: Nuk e kuptojnë fare

Sabiani: Edhe princin e Monakos të marrësh, babin do e kesh në krah, ajo është gjë që do ndodhi, janë gjëra të tjera që…

Jori Delli duket se ka fituar zemrën e publikut që tani pasi duket shumë pozitive. Edhe pse Luizi është i lidhur me Kiarën, fansat duan ta shikojnë atë në një romancë me Jorin. Ditën e sotme Jori ka bërë një deklaratë që askush nuk e priste. Teksa po bisedonte jashtë në oborr, ajo tha se Luizin e ka si një vëlla të madh ndërsa Luizi është shprehur se ka pasur një afrimitet më të veçantë me të se me banorët e tjerë.