Showbiz

Dua Lipa dhe Ava Max mes 10 artisteve femra më të dëgjuara në platformën “Spotify”

Së fundmi “Spotify Daily Data” ka publikuar listën me artistet ndërkombëtare femra më të dëgjuara për muajin korrik dhe me krenari zbulojmë se pjesë e saj janë edhe këngëtaret shqiptare Dua Lipa dhe Ava Max.

Ato kanë pushtuar tregun muzikor pasi albumet e fundit të secilës kanë patur një sukses të jashtëzakonshëm. Dua renditet e treta në listën e artisteve femra më të dëgjuara në Spotify ndërsa Ava Max mban vendin e 10-të.

Këngetaret priten që gjithashtu të elektrizojnë skenën me performancat live në ceremoninë e ndarjes së çmimeve të “MTV VMA që do të mbahet më 31 gusht në Los Angeles.

Ja lista e plotë e artistëve më të dëgjuar në Spotify për muajin që lamë pas:

1. Taylor Swift
2. Billie Eilish
3. Dua Lipa
4. Ariana Grande
5. Lady Gaga
6. Beyonce
7. Halsey
8. Nicki Minaj
9. Rihanna
10. Ava Max