Showbiz

Dua Lipa ka “New Rules” për takimet në kohën e Covid-19

Sigurisht që Covid-19 ka ndryshuar jetën tonë të përditshme dhe marrëdhëniet bazike me njëri-tjetrin. Nëse me parë i takonim njerëzit me një shtrëngim duarsh apo me 4 puthje nga 2 në secilën faqe, sot bashkojmë brrylat në shenjë përshëndetjeje.

Gjatë karantinës gjithçka ndryshoi por ajo që u komentua më shumë ishin takimet romantike mes një çifti. Pas teorisë së OBSH-së se Koronavirus mund të transmetohet edhe nëpërmjet kontaktit seksual, shumë partnerë hoqën dorë nga njëri-tjetri ndërsa disa mbanin kontakte vetëm me Zoom.

Gjërat që bënim para pandemisë duket se nuk kanë më kuptim në kohën që jetojmë. Për këtë shkak Dua Lipa në bashkëpunim me komedianin James Corden kanë menduar të ndryshojnë teksin e disa këngëve të artistes shqiptare, për t’u përshtatur me realitetin e ri social.

Dua tani ka “New Rules” për takimet romantike në kohën e Koronës që le të themi se nuk janë aspak të tilla. Për më shumë ndiqni versionet e reja të këngëve të saj që megjithëse nuk janë aspak romantike, janë qesharake e do ju vënë buzën në gaz.