Celebrities Gossip Showbiz

“Dua të mos dalë asnjë…”/ Çfarë pret Gazmend Ujkashi nga nominimi Egla-Meriton-Ilnisa?!

Dje ishte premiera absolute e filmit aksion “Guxim”, në Cineplexx TEG, një tjetër projekt premtues i Top Channel Films. Aktorët dhe personazhet e njohur vip kanë dhënë intervista lidhur me pritshmëritë e filmit, teksa ish-banorët e “BBV3” kanë komentuar nominimin dhe dinamikat më të fundit të ‘reality show’.

Ekskluzivisht për TAR, Gazmend Ujkashi është shprehur:

Më pëlqen Drilon Hoxha. Është i spikatur, e kam ndjekur që në fillimet e tij, edhe kur aktron, edhe në regjinë e filmave.

Lidhur me “BBV3”, ai u shpreh:

Nuk e di kush del nga ata se dua që të mos dalë asnjë. (qesh) Hipokrizia në maksimum.

Nëse ende nuk e keni mësuar përmbajtjen e “Guxim”, ja se për çfarë bëhet fjalë… Një histori e ndaluar dashurie do të shërbejë si fitili që ndez një luftë të pamëshirshme mes dy familjesh. Implikimi i një vajze të re me një kriminel të moshuar i cili fshihet pas petkut të biznesit medoemos do të ketë një cmim për tu paguar. Pasi bie në dashuri me një djalë të ri, xhelozia e sëmurë do e shtyjë “biznesmenin” të përdorë gjithë fuqinë e tij për të ndaluar çiftin.