Celebrities Gossip Showbiz

E kishte paralajmëruar, Rina Balaj zbulon surprizën e saj!

Këngëtarja e njohur Rina Balaj, e cila u bë famshme dhe u prezantua në industrinë e muzikës si një repere u bë e njohur gjithashtu edhe për lidhjen e saj me këngëtarin SinBoy. Ata prej disa vitesh bashkëjetonin së bashku dhe ishin një ndër çiftet më simpatikë të showbiz-it, por pak muaj më parë dyshja deklaruan ndarjen.

Ka kaluar vetëm pak ditë nga publikimi i  këngës së saj të fundit, e cila është një bashkëpunim me Elinel dhe titullohet “Du”. E nuk pritëm shumë gjatë teksa ditën e sotme Rina ka treguar se ka sjellë këngën e saj të re, e cila titullohet “Rude edhe Soft”. Këtë projekt Rina e ka paralajmëruar disa kohë më parë dhe na ka treguar një pjesë të saj.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by rina (@isyourgirlrina)

Modeli “butterfly” ose prerja “flutur” është një model flokësh që të jep iluzionin e flokëve të shkurtër, një trend tashmë që shumë vajza shqiptare ndër to edhe vajzat e showbizit e kanë provuar. E duket se së fundmi edhe Rina Balaj nuk i ka shpëtuar dot këtij trendi dhe ditën e sotme na ka treguar se si duket ‘look-u’ i saj i ri dhe mund të themi se i shkon shumë.