Celebrities Showbiz

E mbani mend Jake nga “Two and a Half Men”?! Ja se çfarë ka ndodhur me të!

Angus T. Jones, i cili njihet më së shumti për rolin e djaloshit Jake nga seriali “Two and a Half Men”, sot bën një mënyrë jetese ndryshe larg syrit të publikut. Aktori së fundmi është parë në një lagje në Los Angeles, ku duket i panjohur dhe mediat shkruajnë se kjo është paraqitja e tij e parë në dy vitet e fundit.

29-vjeçari është shfaqur me veshje të zakonshme, bluzë të lirshme, pantallona të shkurtra dhe me kapelë në kokë. Përveç kësaj, ai ka pasur mjekër gjatë viteve të fundit, gjë që e bën më të vështirë njohjen e tij dhe ka shtuar shumë peshë që nga paraqitja e tij e fundit në serialin e njohur.

Aktori njoftoi për largimin nga seriali në vitin 2014 dhe më pas iu përkushtua Krishtërimit. Në një rast, ai iu lut njerëzve që të mos e shihnin këtë serial, sepse mendonte se ishte i papërshtatshëm. Pas kësaj, Angus u tërhoq nga jeta publike, pasi nuk donte të ishte më në qendër të vëmendjes. Më pas përmes mediave ai u ka kërkuar falje kolegëve të setit të xhirimeve për deklaratat e tij, por ka pohuar se nuk është penduar për atë që ka thënë.

Si për ironi, Jones raportohet të ketë fituar rreth 410 mijë dollarë për një episod të xhiruar për serialin me 12 sezone dhe qindra episode. Ish ylli televiziv, i cili ka një pasuri prej 27 milion dollarësh, nuk është shfaqur në ekran që nga finalja e “Two And A Half Men” në 2015. Jones, i cili luajti nipin e personazhit të Charlie Sheen, Charlie Harper dhe djalin e personazhit të Jon Cryer, Alan Harper, u bë ylli më i paguar i fëmijëve në televizion në vitin 2010 në moshën 17-vjeç kur kontrata e tij e re i dha 10.6 milion dollarë gjatë dy sezoneve të ardhshme.