Bota Tech

E nisën me Wikipedia-n, vazhduan me YouTube dhe tani rusët paralajmërojnë se do të gjobisin Google!

Mbikëqyrësi i komunikimit i Rusisë tha të enjten se Google (GOOGL.O) do të përballet me gjoba për dështimin e tij për të fshirë nga faqja e ndarjes së videove në YouTube përmbajtjen që Moska e konsideron të paligjshme.
Një gjykatë ruse ka kërcënuar gjigantin amerikan të internetit Google (GOOGL.O) dhe pronarin e Wikipedia, Fondacionin Wikimedia, me gjoba për dështimin në fshirjen e informacionit “të rremë” në lidhje me konfliktin në Ukrainë, njoftoi të premten agjencia e lajmeve Interfax.

Mbikëqyrësi rus i komunikimit tha të enjten se Google do të përballet me gjoba për dështimin e tij për të fshirë nga faqja e ndarjes së videove në YouTube përmbajtjen që Moska e konsideron të paligjshme.

Kujtojmë gjithashtu se ishte rregullatori rus i komunikimeve “Roskomnadzor” i cili para pak javësh u shpreh që Wikipedia të hiqte materialin me informacion të pasaktë dhe me interes publik për situatën e krijuar për shkak të luftës në Ukrainë. Më konkretisht ata kanë akuzuar Wikipedia-n se kishte informacion të rremë mbi atë që Rusia e quan si operacionin e saj special në Ukrainë dhe mbi veprimet e ushtrisë ruse gjithashtu. Sipas ligjit rus, pronari i një burimi interneti që nuk fshin informacione të paligjshme kur i kërkohet nga “Roskomnadzor” mund të gjobitet deri në 4 milionë rubla ose e thënë më saktë 48,120.30 dollarë.

Q everia ruse po kërcënon të gjobisë Wikipedia-n nëse ajo nuk heq përmbajtjen që bie ndesh me narrativën e saj për luftën në Ukrainë. Ajo akuzoi faqen për keqinformim të qëllimshëm të përdoruesve rusë. Rusia miratoi legjislacionin muajin e kaluar që kriminalizon raportimin e luftës që nuk i bën jehonë versionit të ngjarjeve të Kremlinit duke e quajtur atë një luftë. Ligji ka detyruar shumicën e mediave të pavarura ruse të mbyllen dhe shumë gazetarë të largohen nga vendi nga frika se do të përballen me 15 vjet burg.