Celebrities Gossip Showbiz

Edhe thoni pastaj që reperët janë “bad boys”… Mozzik na emocionon me fjalët për të atin!

Nëse është një reper i showbiz-it që di vetëm të surprizojë ai është padyshim Mozzik. Çdo këngë e tij pëlqehet shumë nga publiku dhe arrin që brenda pak ditësh të numërojë miliona klikime e të dëgjohet kudo. Shpesh reperi si shumë të tjerë është përfolur për këngët e tij me mesazhe po dhe aq duhura dhe shpesh kritikuar për këtë. Por, përpos muzikës dhe zhanrit që ai përfaqëson, Mozzik nuk është fare një “bad boy”, por madje një djalë me zemër shumë të madhe dhe që e do shumë familjen e tij.

Pak më parë, reperi ka postuar një Instastory ku teksa është bërë nostalgjik dhe ka shpërndarë një foto nga fëmijëria bashke me të atin dhe Getinjon, vëllain e tij ka emocionuar me fjalët shumë prekëse:

Kjo fotografi shpesh herë më gëzon e shpesh herë më mërzitë. Më gëzon fakti që patëm e kemi një baba të mrekullueshëm e të mirë e të edukuar, që kurrë në jetën e vet nuk diti të mendonte për vete para se të mendonte për ne. Në gjendje të mbajë 3/4 lloj punësh që të rritemi shëndoshë e mirë. Kohë e vështirë ka qenë shumë. Por e bën më të mirë tani kur e sheh se nga ku e deri ku kemi arritur. Ana tjetër që më mërzit është që sa shpejt ikin vitet, por shumë shpejt. Babës tem kur jam me punë në Evropë ose në botë diku me koncerte i shkruaj bablok mbërrita a jeni mirë? Baba: Shyqyr Zotit, ne jemi mirë kur ju jeni mirë gjithmonë. Andaj vlerësoni gjithmonë atë që keni, aq sa keni. Të jem i sinqertë baba im është idolli im. Respekt, në foto baba, unë, Getoari!

Së fundmi, reperi ka lajmëruar se do të lançojë albumin e tij më të ri edhe pse sapo ka publikuar albumin “No Rich Parents” në bashkëpunim me Loredanën, ish- partneren e tij.

E me gjithë këtë sukses, besojmë që e merrni vetë me mend se sa të ardhura fiton reperi i hitit ‘Madonna’ me anë të koncerteve, klikimeve apo mënyrave të tjerave që artistë fitojnë. Mirëpo, duket se përpos parave në muzikë, Mozzik po fiton dhe në një mënyrë tjetër dhe po flasim për shifra jo modeste.

Ky i fundit me anë të një postimi në Instastory ka treguar se shumë lehtë ka fituar plot 3 milion e 700 mijë dollarë. Këtë shumë reperi ka treguar se e ka fituar me anë të kriptovalutave.

Mozzik dhe Loredana kanë një histori dashurie aq sa të çuditshme dhe dramatike, aq edhe shumë të bukur. Nuk harrohen fillimet kur dyshja publikonin këngët e para që merrnin miliona klikime dhe ata dukeshin të pandarë dhe të bërë për njëri-tjetrin. Por që kur nisën krisjet e para, asgjë nuk u kthye më si në fillim.

Pas ribashkimit, dy artistët paralajmëruan albumin “No Rich Parents” që i lumturoi të gjithë ndjekësit e dyshes. Megjithatë, duket se përveç albumit, Mozzik dhe Loredana nuk mundi t’i bashkojë gjë tjetër, pasi ata u ndanë sërish.