Të ftuar ditën e sotme në “Dita e 8” nën moderimin e pastor Akil Pano, ishte çifti Toni Gogu dhe Edi Gogu. Ata folën për një temë tepër të veçantë, lidhur me prindërimin e shëndetshëm dhe a ka një formulë ekzakte për të qenë prindër të mirë.
Çifti zbuloi se janë njohur në kishë dhe fillimisht kanë qenë vetëm miq. Ata diskutuan për familjen e tyre, teksa treguan se është një familje shumëngjyrëshe, me një larmishmëri marrëdhëniesh. Ky ishte momenti kur Edi zbuloi një detaj të veçantë, teksa pranoi se bën gabime e kërkon falje, detaj ky që është paksa risi për kulturën shqiptare.
Në familjen tonë bëhen gabime dhe si prindër kërkojmë falje…
Më tej, gjatë këshillave të tyre për të gjithë prindërit, se si mund të jenë më të mirë e të kenë një familje sa më të shëndetshme, Toni bëri një paralelizim pikërisht me Kampionatin Europian.
Duke marrë shkas nga Kampionati Europian, ashtu edhe familja jonë është si një ekip që bashkëudhëton…
Por cili është ‘kapiteni’ në familje, Edi apo Toni?! Këtë e zbulojnë vetë ata…
E kemi ndarë shiritin e kapitenit. Në momente të caktuara është Edi, e në momente të tjera unë… Pushteti është dhuratë, ai ndahet me pjesëtarët e familjes në momentin e duhur.