Dita e 8 Sociale

Prof. Artan Fuga: “Kur shteti nuk bën drejtësi, shqiptarët bëjnë vetgjyqësi”

Çdo ditë në lajme përballemi me dhunën që ushtrohet brenda familjes , individi superior ndaj atij inferior, përdhunime të të miturve dhe shumë probleme shqetësuese që po prekin vendin tonë. Për këtë temë, është ftuar në ‘Dita e 8’, prof. Artan Fuga i cili ka shpjeguar indikatorët e fenomenit të dhunës.

“Shqipëria  ka patur probleme me të drejtën. Si me të drejtën juridike, ashtu dhe me atë sociale, që përfshin meritokracinë, të gjithë të marrin atë që i takon. Jemi në situatën ku akoma nuk janë plotësuar gjykatat shqiptare. Në popull ka besim të ulët ndaj drejtësisë. Kjo drejtësi e munguar nga shteti, individi e kthen në vetgjyqësi. Negociohet drejtësia në çdo cep rruge dhe kështu fillon konfrontimi.

I pyetur se cila mund të jetë ‘kura’ e këtij problemi shqetësues, Fuga tregon se vetëm me ndarjen e drejtë të pushteteve dhe lirinë e gjykatësve për të vënë drejtësi pa ndërhyrje mund të rregullohet kjo situatë.

“Ndarja e pushteteve që nuk funksionon për 1000 arsye. Jo se në perëndim funksionon më mirë, por tek ne nuk ekziston fare ndarja. Gjyqtari apo prokurori duhet të ketë lirinë të dënojë një pushtetar. Kjo nuk ekziston këtu tek ne, pasi çdo gjë është e kapur nga duart e politikës.