Aktualitet

Ekstradohet nga Italia shqiptari/Para 9 viteve grabiti para’ në një bankë!

I dënuar me 4 vjet burg për vjedhjen e një shume parash në filialin e një banke të nivelit të dytë në vitin 2015, ekstradohet nga Italia drejt Shqipërisë. Eshtë fjala për shtetasin shqiptar Sebastian Varaku alias Ervin Varaku, 38 vjeç, banues në Shijak. Ai u kap në kuadër të operacionit të koduar “Filiali”.

Po ashtu u arrestua me qëllim ekstradimin drejt vendit tonë një italian me inicialet S.C., 52 vjeç, banues në Itali. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Drejtoria e Interpolit, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Gjirokastër, në vitin 2023, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”, kryer në bashkëpunim, “Dhënia e informacioneve të rreme”, “Falsifikimi i vulave, stampave ose i formularëve”, kryer në bashkëpunim dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Njoftimi zyrtar i policisë:

Vijojnë operacionet me homologët për kapjen e shtetasve në kërkim ndërkombëtar. Falë shkëmbimit të informacionit mes Interpol Tiranës dhe Interpol Romës, finalizohen në Itali, dy operacione policore të koduara “Rimbursimi” dhe “Filiali”. Gjithashtu, falë bashkëpunimit është ekstraduar nga Italia drejt vendit tonë, një shtetas i dënuar me 4 vjet burgim.

-Gjatë operacionit “Rimbursimi” është lokalizuar dhe vënë në pranga një shtetas italian i kërkuar për krijim të kompanive fiktive, me qëllim përfitimin e rimbursimit.

-Gjatë operacionit “Filiali”, Policia italiane, falë shkëmbimit të informacionit mes Interpol Tiranës dhe Interpol Romës, lokalizoi dhe vuri në pranga një shtetas të dënuar për vjedhjen e një shumë parash në filialin e një banke.

Është arrestuar me qëllim ekstradimin drejt vendit tonë, shtetasi italian S. C., 52 vjeç, banues në Itali. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Drejtoria e Interpolit, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Gjirokastër, në vitin 2023, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”, kryer në bashkëpunim, “Dhënia e informacioneve të rreme”, “Falsifikimi i vulave, stampave ose i formularëve”, kryer në bashkëpunim dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Shtetasit S. C., A. D. dhe S. C., në bashkëpunim me shtetasit shqiptarë I. Q. dhe E. B., kishin krijuar një sistem kompanish fiktive për qarkullimin e shumave monetare.