Showbiz

Ema Andrea një poezi për ditëlindjen e vajzës së saj

Ema Andrea dhe Sara Kapo zor se besohet se janë nënë e bijë pasi marrëdhënia e tyre nuk ka limite apo barriera.

Shpeshherë i shohim së bashku në rrjetet sociale ku flasin për njëra-tjetrën me shumë humor e ndonjëherë me superlativa. Kështu ka ndodhur edhe në një status të bërë nga Ema për ditëlindjen e Sarës.

Ajo ka krijuar një poezi ku tregon sesa shumë e do vajzën e saj dhe sa krenare është për të. Sara e cila vetëm pak ditë më parë ka publikuar projektin e saj “Watching You” që është bërë pjesë e “The Top List”, ka marrë urimin më të ëmbël nga mamaja e saj.

“Për ty do shpikja fjalën prej fillimit, do zbuloja ngjyrën e qiellit dhe peshën e tokës do e mbaja mbi shpinë. Për ty do shpikja dimensionin e përjetshëm pa kohë e pa hapësirë! Për ty do shpikja gjymtyrë e lëkurë e zemër, farën e lulen e botën nga e para do e bëja! Mundem veç të përulem mirënjohëse për ekzistencën tënde! E vogla ime ti! Dashuria lindi me ty dhe kaq mjafton për të ecur zbathur në tokën e frikës! 24 vjet më parë lindi një Diell”- ka shkruar Ema në Facebook-un e saj.