Celebrities Gossip Showbiz

Ema Andrea për Ilir Shaqirin: “Dëshpërues fakti që një artist duhet të futet në një format të tillë për të promovuar vlerat e veta”!

Mbrëmjen e djeshme emisioni tërësisht politik “Open” në Top Channel i dedikoi një puntatë të tërë spektaklit fenomen “Big Brother Vip” nga ku fitues i edicionit të parë ishte balerini i njohur Ilir Shaqiri. Ndër të ftuarat e panelit ishte edhe aktorja e mirënjohur Ema Andrea, e cila është shprehur kundër këtyre lloj formateve televizive. Ndër të tjera ajo replikoi ashpër me Ilir Shaqirin, duke e cilësuar dëshpërues faktin që një artist duhet të futet në një format të tillë për të promovuar vlerat e veta.

Po më vjen keq që vendi ynë di të shohë vetëm politikë e “Big Brother” dhe pse është jeta jonë kaq mediokër. Kjo më duket situatë e dëshpëruar në përgjithësi. E vërteta është që të premten, Teatri nuk kishte spektatorë sepse të gjithë fashat e njerëzve donin të shihnin se si ha, si pi, si debaton dikush në një shtëpi ku janë mbledhur për të bashkëjetuar sepse si gladiatorë duan të fitojnë diçka, një gjë që e kanë të dobët në jetën e tyre. Heroi nuk më duket termi i duhur, janë të famshëm, jam dakord. Të jesh hero nuk është fjala e duhur. Nuk përfshihet rasti i Ilirit se është një artist për të cilën Shqipëria dhe audienca nuk ishte aq e interesuar për shfaqjet që ka bërë. Jam me Ilirin për atë që e njoh si profesionist sepse e kam ndjekur dhe jo se ka qenë në një format televiziv apo për shkollën që ka hapur. Edhe ketë format për të cilin unë nuk jam dakord e fitoi një person që ia ka vlejtur ta ketë këtë famë dhe është dëshpëruese që një artist të shkojë për të konfirmuar vlerat e veta.