Showbiz

Emily Ratajkowksi zbulon përse pati një martesë të shpejtë dhe private

Muaj më parë e gjithë media u shokua pasi modelja e famshme Emily Ratajkowski zbuloi se u martua me mikun e saj Sebastian Bear-McClard.

Fotot e saj me një unazë diamanti në gisht duke pozuar me bashkëshortin në një gjendje civile u komentuan pa fund në platformat sociale pasi askush nuk e dinte që dyshja ishin në një marrëdhënie e aq më pak të martuar.

Në një intervistë të dhënë se fundi, Ratajkowski rrëfeu se Sebastian e njeh prej vitesh dhe se ata gjithmonë kanë patur simpati dhe kimi mes tyre por askush nuk donte ta pranonte.

Për një kohë shumë të gjatë ajo u shpreh i’u shmangte atij pasi e kishte kuptuar se kishin diçka të veçantë e në të njejtën kohë kishin frikë të thyenin akullin.

Vetëm pak javë pasi ata u lidhën vendosën të ndërmarrin hapin më të rëndësishëm atë të martesës por për shkak se kanë kaluar lidhje jo të mira publike, vendosën që këtë të fundit ta mbajnë vetëm për vete duke mos bërë dasmë.