S’e Kam me Ty

Emisioni më i ri në TAR, zbuloni me kë s’e ka Jonida dhe Isli…

Nisi sot emisioni më i ri i titulluar “S’e kam me ty”, në  Top Albania Radio me Jonida Aliçkollin dhe Isli Islamin. Një emision inovativ për publikun shqiptar, plot risi dhe energji ndryshe, që mund ta ndiqni çdo të enjte nga ora 18:00 deri në orën 20:00.

Jonida dhe Isli bëjnë biseda tepër interesante, ndërkohë që, gjithashtu sjellin momentet më të lezetshme të javës. Ata komentuan me shumë humor dhe ironi, gafat që janë bërë në emisione të ndryshme, ndaj dhe quhet emisioni i emisioneve!

Një program veror, i ngjashëm me asnjë tjetër, i cili do të tërheqë vëmendjen e të gjithëve me spontanitetin që sjell. Pa skenar, çdo koment për emisionet apo personazhet, vjen për të sjellë buzëqeshje dhe një këndvështrim ndryshe për të gjithë ju.

Një rubrikë e veçantë gjithashtu, i përket “talenteve” të zbuluara kohët e fundit. Se me kë e kanë apo s’e kanë Jonida dhe Isli, kjo mbetet për t’u zbuluar në episodet e ardhshme. Ndaj, mos harroni të na ndiqni në Top Albania Radio.