Celebrities Gossip Pardon My French Showbiz

Erisa dhe Luixhino për video-n e Fifit: “U nis vetëm për humor, ne kemi punuar me të, po nuk do i lepijme b*thën të gjithëve!”

Nëse ka një gjë që nuk i mungoi këtij episodi të “Pardon My French” janë të qeshurat. Me të ftuar pa filtra dhe shumë ‘funny’, në prezantimin e Jonida Aliçkollit dhe Arbër Çepanin si bashkëprezantues mund të themi me plot gojë se çfarë nuk u tha.

Në studio të ftuar ishin dy balerinët e ‘Top Channel”, tanimë edhe të njohur për publikun, Erisa dhe Luixhino. Të shumëpërfolur kanë qenë rreth video-s ku teksa bënin lëvizjet e tyre të baletit, imituan Fifin gjatë spektaklit ku i ranë të fikët. Pas asaj video, dysha tregoi se jo vetëm kanë marrë shumë ofendime, por janë detyruar edhe ta hiqnin pasi bëri xhiron e rrjetit. Erisa dhe Luixhino u shprehën se gjithçka që nisi thjesht si shaka pa asnjë tendencë u mor shumë seriozisht nga publiku.

Erisa: Ne qeshëm shumë. E morëm me pozitivitet gjithë gjënë. U ndjemë keq në moment. Ajo që ndodhi me Fifin ngjasonte me lëvizjet tona të baletit. U nis për humor. Luixhino e përjetoi, unë nuk i kam lexuar komentet fare. Nuk e kuptoj pse u ndjenë aq keq. Edhe Fifi, fisi i Fifit po të më vinte, do thoja e bëra për qejfin tim. E çfarë se kemi punuar me të, nuk do i lepijme b*thën të gjithëve!

 Luixhino: Më përmendën Bibël, Kuran, familje, shoqëri e komshi. Kur filluan komentet dhe shpërndarja në rrjet menduam mos nuk ishte më shaka. Video-t e mia në TikTok bëhen shumë virale. Kur ndodhi kjo gjëja me Fifin, ajo përflitej kudo. Ajo video shkoi gati 100 mijë views, e hoqëm për shkak të ofendimeve. 

Po vetë dyshja, a do të bëheshin pjesë e “Big Brother VIP”?

Erisa: Unë jo për vete. Nuk e marr përsipër. Ky tha po si nuk u futëm. Kur pamë Dj PM dhe Dj DAGZ thamë pse nuk u futëm si një lojtar i vetëm.

Luixhino: Nuk do e kisha problem. 

Por, nëse do të futeshin, sa të aftë do ishin ata të kontrollonin emocionet brenda shtëpisë.

Erisa: Para se të hynin banorët kanë kaluar në 9 faza. Gjysma e tyre nuk e di si i kanë kaluar. Me thënë të drejtën banorët e Bigut nuk janë mirë. Kanë ca sjellje të çuditshme, ca ndërhyrje pa lidhje. 

Luixhino: Nuk duhet me domosdo të jesh vetvetja aty. 

Teksa, dy balerinët nuk mund t’i shpëtonin pyetjes së shumëkërkuar nëse janë apo jo në një lidhje së bashku dhe ata e mohuan të kenë diçka jashtë lidhjes profesionale dhe miqësore me njëri- tjetrin.

Luixhino: Ne u njohëm nga publiku gjatë emisionit të Luanës. Kemi shumë kimi me njëri- tjetrin. Fotosesioni jonë asokohe bëri shumë bujë. Nuk jemi çift, nuk kemi qenë ndonjëherë çift. I kemi ndarë hesapet me kohë. 

Padyshim që balerinët folën edhe për eksperiencën e tyre si balerinë në trupën e ‘Top Channel” dhe Erisa për eksperiencën e saj tanimë edhe si një aktore që ka rezultuar jo pak e pëlqyer nga publiku.

Erisa: Paska qenë aty aktorja brenda meje… Më thanë provoje këtë rol, pastaj hë se e bën mirë bëj dhe këtë dhe atë. Ende nuk e dimë nëse do të kemi ndonjë shfaqje teatrale (jashtë televizionit), por do ketë të reja nga ne, besoj. 

Luixhino: Jemi trupa më e mirë e baletit në gjithë Shqipërinë. Punohet shumë fort atje. Puna për në ‘Portokalli’ është shumë intensive. Teatri ka më shumë punë, do shumë kohë, por ka tjetër emocion.