Celebrities

Erma Mici, më e reja në “Top 100” flet për suksesin e “Losing Game”

Këngëtarja Erma Mici e ftuar në maratonën e 100 këngëve më të bukura në “Top Albania Radio” uroi të gjithë shqiptarët një vit sa më të mbarë. Me këngën e saj “Losing Game” Erma u bë pjesë e “The Top List” prej disa javësh.

E pyetur për suksesin e këngës së saj, artistja tha se nuk e ka pritur aspak që ky projekt i thjeshtë të bënte kaq shumë bujë. Megjithatë ajo tha se ka punuar shumë dhe ndihet mjaft e gëzuar për arritjen e saj.

Rikujtojmë, se para disa kohësh Erma ka shprehur se e dashuron radion dhe shpreson që në të ardhmen të mund të bëhet një folëse e mirë. Këngëtarja dha një audicion për “Top Albania Radio” dhe tregoi se ka që e vogël që i dëgjon me vëmendje programet e saj. Megjithatë Erma nuk ka ndërmend ta lërë muzikën pas për asnjë moment.