Showbiz

Erma Mici flet për “Losing Game”: “Është shkruar në anglisht pasi synoj tregun ndërkombëtar”

Mëngjesin e sotëm në “Wake Up” ishte këngëtarja Erma Mici e cila ka qenë pjesë e “The Voice Kids 2”.

Ajo prej 9 javësh me këngën “Losing Game” është pjesë e “The Top List”, ku aktualisht renditet në vendin e 7-të. Ekskluzivisht për “Wake Up”, artistja bukuroshe pjesë e “Bulza Entertainment” zbuloi se ky projekt muzikor është shkruar për 2 ditë.

“Kjo këngë është shkruar për dy ditë. Fakti që kënga është shkruar për dy ditë nuk i’a humbet aspak vlerat, mjafton të kesh hedhur të gjithë ndjenjat e tua. Është shkruar në anglisht, sepse synoj tregun internacional. Duke qenë se anglishtja është gjuhë internacionale e solla në anglisht, por përveç kësaj shprehem më mirë në anglisht pasi që e vogël kam dëgjuar repertor me këngë të huaja” -tha ajo.

Erma gjithashtu u bë pjesë e “Live From Tirana” për pak momente ku zbuloi se e dashuron radion dhe shpreson që në të ardhmen të mund të bëhet një folëse e mirë. Këngëtarja dha një audicion për Top Albania Radio dhe tregoi se ka që e vogël që i dëgjon me vëmendje programet e saj.

Megjithatë Erma nuk ka ndërmend ta lërë muzikën pas për asnjë moment. Ajo ka gati prurje të tjera muzikore që do t’i lançojë së shpejti.