Showbiz

Ermal Fejzullahu dhe Samanta Karavella konfirmojnë bashkëpunimin

Samanta Karavella dhe Ermal Fejzullahu janë dy këngëtarë shumë të dashur për publikun shqiptar këngët e të cilëve gjithmonë kanë qenë pjesë e klasifikimit të 100 këngëve moderne shqiptare në Top Awards.

Së fundmi ata kanë bashkuar fuqitë dhe po punojnë për një prurje të re që do të vijë si bashkëpunim. Të dy ata e kanë konfirmuar këtë projekt në rrjetet sociale.

Si Ermali ashtu edhe Samanta kanë publikuar një foto me njëri-tjetrin në profilet e tyre në Facebook dhe Instagram ku kanë shkruar se diçka e re po vjen. Ata ende nuk kanë zbuluar detaje të tjera rreth këtij projekti por publiku dhe fansat e tyre janë shumë të emocionuar për këtë fakt.