Celebrities Gossip Showbiz

Ja me kë ishte e shoqëruar Xhensila Myrtezaj në stadium mbrëmjen e djeshme!

Në një moment shumë të shkurtër të video-s së ditëlindjes së vajzës së tyre pak muaj më parë, shfaqet Besi dhe vogëlushja teksa i puthin barkun Xhensilës duke i konfirmuar kështu se bukuroshja është sërish shtatzanë. Koha ka kaluar shumë shpejt dhe në datën 11 nëntor djali i tyre ka ardhur në jetë dhe Xhensila dhe Besi janë bërë tashmë prindër për herë të dytë.

Mbrëmjen e djeshme në stadiumin Air Albania është zhvilluar ndeshja Shqipëri-Ishujt Faroe dhe shumë prej personazheve të njohur shqiptarë kanë qenë aty për të mbështetur kombëtaren. Ndër ta ka qenë edhe Xhensila, e cila ka postuar disa video në Instastory dhe ka treguar se ndodhej në stadium me Besin, vajzën e saj Ajka dhe këngëtaren e njohur Samanta Karavella, me të cilën duken duken se kanë një shoqëri shumë të mirë.

Besi përveç fjalëve të bukura në rrjete sociale për lindjen e djalit të tij, Bes Kallaku ka bërë edhe një gjest shumë të bukur për të, duke e përjetësuar e një tatauzh emrin e djalit në trupin e tij.