BBV - Live nga shtëpia - NEWS Celebrities Gossip Showbiz

Është penduar që nuk shkoi në dasmën e Luizit dhe Kiarës? Ja si përgjigjet Dea Mishel!

Big Brother VIP Live nga shtëpia në Top Albania Radio rikthehet këtë të diel, emisioni që i dedikohet drejtpërdrejtë personazheve më të komentuar të momentit. Banorët e “Big Brother VIP” do të bëjnë një program të mirëfilltë radiofonik nga shtëpia më e vëzhguar dhe më e famshme në Shqipëri gjatë ditës së sotme, ku Top Albania Radio ka ngritur një studio radiofonike.

Sot është hera e fundit që do të zhvillohet “BBV Live nga shtëpia në TAR për këtë edicion, duke qenë se javën tjetër është finalja e madhe. Këtë herë Blendi Salaj dhe Enxhi Nasufi do të intervistojnë Dea Mishel. E pyetur nëse është penduar që nuk ishte pjesë e dasmës së Luizit dhe Kiarës, Dea është përgjigjur:

Kur kthehem mbrapa mendoj që duhet të kisha ikur te dasma, por kur mendoj se ishte gjendja ime, isha e mërzitur se kishte dal Bjordi dhe Luizi merrte meritat… isha e mërzitur se nuk më pëlqenin shumë gjëra që nuk dua ti risjell, sjellja e Luizit me vajzat dhe me mua isha dhe me nerva dhe nuk doja…

Nese kthej kohën mbrapa dhe nëse do ndodhte tani do kisha shkuar sepse jemi ndryshe, jemi afruar me njëri-tjetrin, kushdo që do kishte qenë…