Showbiz

Fansat e aktores së ndjerë Naya Rivera po përgatisin homazhe në vendin ku ajo humbi jetën

Trupi i pajetë i aktores Naya Rivera u gjet i pajetë disa ditë më parë në liqenin ku ajo humbi jetën teksa ishte në varkë me djalin e saj 6-vjeçar.

Përmes një profili në rrjetin social Twitter të quajtur “The Naya Rivera Army”, fansat e saj kanë arritur të organizojnë homazhe përgjatë gjithë muajit gusht pranë liqenit ajo humbi jetën.

“Është pak e vështirë për personat të cilët udhëtojnë, merrni pak kohë të lirë nga puna dhe ejani. Në orën pesë është paksa nxehtë, por nuk do të thotë që nuk mund të shkojmë atje. Shpresoj që shumë nga ju të vini”, është shkruar në postim.