Showbiz

Gjendet i pajetë trupi i aktores së famshme, në liqenin 60 metra të thellë

Pas ditësh të shumta kërkimi dhe teorish konspirative të ndryshme, gjendet i pajetë trupi i aktores Naya Rivera.

Kreu i ekuipazhit të kërkim-shpëtimit tha se kishin gjetur një trup të pajetë në pjesën verilindore të liqenit që është 60 metra i thellë dhe kërkuan ekspertizën për të vërtetuar nëse ishte ajo apo jo.

Rivera u zhduk të mërkurën pasdite gjatë një shëtitje me varkë me djalin e saj 4-vjeçar Josey. Ai u gjet në gjumë me jelekun e tij të shpëtimit në pontonin e tyre, por nuk kishte asnjë gjurmë të 33-vjeçares, treguan burime nga vendngjarja për “Daily Mail”.

Ende janë të paqarta arsyet e zhdukjes së saj në liqen por fatmirësisht djali i saj është rikthyer në shtëpi shëndoshë e mirë.