Celebrities Gossip Showbiz

Fansat të shqetësuar për gjendjen e tij shëndetësore, reagon aktori Jackie Chan!

Aktori i njohur Jackie Chan ka qetësuar fansat pasi këta të fundit u shqetësuan për shëndetin e tij për shkak të disa fotografive që qarkulluan në internet. Aktori, i njohur për filmat, duke përfshirë “Police Story”, “Rush Hour” dhe “Who Am I?”, u fotografua me flokë të thinjura, duke nxitur fansat të spekulojnë për shëndetin e tij.

Chan ka reaguar me anë të një postimi në Instagram duke treguar se pamja e tij e moshuar në fillim të këtij viti ishte në fakt pjesë e pamjes për një rol filmi.

Jo shumë kohë më parë, shumë miq panë disa foto të fundit të mia në internet dhe të gjithë ishin të shqetësuar për shëndetin tim. Dua të përfitoj nga rasti për t’i bërë të ditur të gjithëve, mos u shqetësoni! Është thjesht një paraqitje për filmin tim të fundit. Personazhi kërkon që unë të kem flokë të bardhë, mjekër të bardhë dhe të dukem plak. Gjatë viteve, unë kam qenë gjithmonë i gatshëm të provoj gjëra të reja për një film, pa marrë parasysh nëse është sfidues apo një paraqitje e re për një personazh.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Jackie Chan 成龍 (@jackiechan)

Chan luajti në më shumë se 30 filma të arteve marciale në vendlindjen e tij Hong Kong përpara se të fitonte famë botërore në “Rumble In The Bronx” në 1995. Ai vazhdoi të luajë në hitet e Hollivudit duke përfshirë “Rush Hour”, “Shanghai Noon” dhe vazhdimin e saj “Shanghai Knights” etj.

Përveç Bruce Lee, Jackie Chan është padyshim ylli më i madh i filmave kinez në histori. Ai ka mbetur aktiv që nga fillimi i viteve 1970, koha në të cilën punoi për dy nga filmat e Bruce Lee përpara se ylli legjendar të vdiste tragjikisht. Sipas Forbes, Jackie Chan ka një pasuri me vlerë rreth 400 milionë dollarë. Ikona e kinemasë edhe pse është një multi milioner ka shkruar në autobiografinë e tij të vitit 2015 “Never Grow Up” se djali i tij duhet t’i sigurojë vetë të ardhurat. Ylli i filmit ka treguar se kur ai dhe djali i tij Jaycee udhëtonin bashkë ai merrte një biletë për veten në klasin e parë dhe një biletë të klasit ekonomik për djalin e tij.