Showbiz

Jackie Chan braktis të bijën pasi zbuloi se është homoseksuale

Aktori i famshëm hollivudian i cili konsiderohet si një ndër persoanzhet më simpatikë duket se në sytë e publikut nuk do të jetë më i tillë.

Vajza e tij Etta e cila erdhi në jetë pas tradhëtisë së aktorit me mamanë e saj, ka bërë një deklaratë publike kundra tij. Ajo është shprehur se që në momentin që doli hapur që është lesbike babai i saj e ka përzënë nga shtëpia dhe ajo së bashku me partneren e saj flenë poshtë urës pasi nuk kanë para apo një vend për të qëndruar.

Etta shtoi se Jackie ndryshe nga ç’duket në ekran është një njeri i pashpirt, një diktator i vërtetë i cili kurrë nuk i ka kushtuar asaj vëmendje dhe aq më pak tashmë që ajo doli hapur me seksualitetin e saj.

Sa i përket anës tjetër të kësaj historie që i përket Chan, ai ende nuk ka folur apo komentuar rreth çështjes.