Celebrities Gossip Showbiz

Fansi i zjarrtë i jep forcë Adele pas anulimit të koncertit në Las Vegas!

Një fans i zjarrtë i Adele u ndje sikur ishte një terapist për yllin e muzikës pop, kur ata folën në FaceTime pasi shfaqjet e saj u anuluan. Ylli i popit ishte në lot ndërsa mori një vendim të vështirë për të shtyrë shfaqjet e saj në Las Vegas, duke pranuar se kishte provuar absolutisht gjithçka për t’i realizuar të gjitha, por nuk mundi të vazhdonte.

Disa fansa mbetën të ionatosur pasi shpenzuan mijëra paund për bileta, fluturime dhe akomodim, por pavarësisht anulimeve, fansi Dominic Crisonino vendosi të udhëtonte gjithsesi nga Nju Jorku në Vegas. Ai u pa nga një anëtar i ekipit të Adele në ambientet e ngjarjes dhe ata e thirrën menjëherë këngëtaren për të biseduar me të. Megjithatë, Dominic ka zbuluar se ishte ai që përfundoi duke ngushëlluar këngëtaren për anulimet. Duke folur për mediat e huaja ai tha:

Unë mendoj se reagimi fillestar i të gjithëve me këtë lloj situate do të ishte përqendrimi në anën negative, por unë gjithmonë përpiqem të kërkoj pozitiven në çdo gjë në jetë. Unë vetëm mund ta imagjinoja se si ndihet ajo si artiste.

Ky është emri i saj i lidhur me gjithçka. Kështu që thjesht e ngushëllova dhe i thashë, se ne ende e mbështesim, ne ende e duam. Unë u përpoqa të përqendrohesha në pozitivet dhe të mirat që po dilnin nga të gjitha të këqijat.