Aktualitet

Françeska Jaçe nuk gjen qetësi…pas aksidentit, i digjet edhe makina!

Një automjeti tip “Range Rover” i është vënë flaka mbrëmjen e djeshme në Vlorë. Fatmirësisht zjarri është shuar në kohë, ndërsa automjeti nuk ka pësuar dëme të rënda. Makina është në pronësi të modeles së njohur dhe ish-banores së Big Brother, Françeska Jaçe.

Paraprakisht dyshohet që zjarrvënia të ketë qenë e qëllimshme. Sikurse njoftohet nga policia, ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:04, në lagjen “ Pavarsia”, të qytetit bregdetar.

Për momentin nuk bëhen me dije të tjera detaje, ndërsa policia dhe grupi hetimor ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të rënies së zjarrit.

Rikujtojmë se në muajin nëntor të vitit të shkuar, Françeska u përfshi në një aksident rrugor, ku makina e saj tip “BMW” u kthye totalisht përmbys.