Gossip Showbiz

Deputete?! Françeska Jaçe mund t’i futet politikës!

Mos u çudisni nëse modelen dhe ish-banoren e Big Brother-it, Françeska Jaçe e shihni pjesë të politikës.

Modelja Françeska Jaçe, e cila u bë e njohur për të gjithë pas pjesëmarrjes së saj në ‘Big Brother Albania’ ka zbuluar dëshirën e saj për t’u përfshirë në politikë.

Në një intervistë të dhënë së fundmi për ‘Prive’, Françeska tha se shpreson të hedh kandidaturën për deputete në Vlorë.

Jaçe u pyet nëse është e majtë ose e djathtë, pyetje të cilës iu përgjigj kështu:

Kam ndërmend që të hedh vetë kandidaturën në Vlorë si deputete e Vlorës, kështu që ngelet për t’u parë.

Sidoqoftë mbetet për t’u pare nëse një ditë do ta shikojmë modelen edhe në rrugën e politikës.