Celebrities Health & Beauty Lifestyle

Frymëzuar nga Adele/Në takimin e radhës tek estetistja, ja modeli i duhur i thonjve për vjeshtë që do të doni t’i bëni me patjetër!

Nëse ka diçka që e ka karakterizuar gjithnjë Adele, sidomos në daljet e saj publike, ai është stili i pagabueshëm klasik. Fustane të gjatë, me nuanca të forta plot shkëlqim, të fryra te pjesa e krahëve, temina, gurë e plot elementë të tjerë që e bëjnë paraqitjen e saj frymëzuese për shumë gra.

Në fotot e fundit në Instagram, e veshur me një fustan të zi me detaje teminash në të, gjithë vëmendjen këtë herë e morën thonjtë e artistes. Një model disi i guximshëm duke zgjedhur një ngjyrë gjysmë nude dhe gjysmë të zezë, si për ta dhënë idenë e një versioni thonjsh “tuxedo”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Adele (@adele)

Nëse doni edhe ju të realizoni thonjtë e saj, ju vjen në ndihmë artistja Zola Ganzorigt, e cila ka realizuar këtë model të artistes. Thonj të gjatë ose në formë bajameje, kjo është gjatësia që ju duhet për të realizuar modelin e këngëtares. Aty ku formohen natyrshëm majat e thonjve, sipas estetistes bëhet ndarja përgjysmë, në nude dhe të zezë.