Showbiz

Genc Prevlukaj shtyn publikimin e këngës së re, shkak dorëheqja e Hashim Thaçit

Artisti i njohur shqiptar, Genc Prelvukaj, do të publikonte këtë të mërkurë këngën e re me titull “Mungon”, ai ka lajmëruar shtyrjen e këngës për disa ditë, për shkak të ngjarjeve të fundit politike që kanë ndodhur në Kosovë.

Pra sipas zhvillimeve të fundit Hashim Thaçi njoftoi dorëheqjen si president i Kosovës. Thaçi e bëri këtë pasi iu konfirmua aktakuza nga Gjykata Speciale e Hagës që trajton pretendime për krime lufte në Kosovë. Thaçi apeloi që politika të bashkohet e të mos humbasin kohë me përçarje.

Pas dorëheqjes së Hashim Thaçit, Prelvukaj ka reaguar menjëherë në “Instagram Story” duke shkruar: “Njoftim; Kënga “Mungon” e planifikuar të publikohet sot në orën 12:00, pas zhvillimeve të sotme në Kosovë shtyhet për disa ditë. Sot duhet të jemi të gjithë në mbështetje të përfaqësuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ju faleminderit për mirëkuptim.”

Tashmë me dorëheqjen e Hashim Thaçit, Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani do ta ushtrojë këtë detyrë deri në zgjedhjen e presidentit të ri.