Celebrities Gossip Showbiz

Genta Ismajli: “Ndihem e bekuar”, mos ndoshta këngëtarja sapo pranoi se është shtatzënë?

Kohëve të fundit është përfolur shumë në media për një shtatzëni të Genta Ismajlit. Nga vetë këngëtarja për një kohë të gjatë nuk u dha asnjë deklaratë, megjithatë një video në TikTok që tregonte Gentën, qartazi barku i rrumbullakosur i saj la kështu pas çdo dyshim. Edhe pse veshur me të gjera, Genta dukej që ishte në pritje të ëmbël.

Megjithatë në një farë mënyre Genta e pranoi ditën e sotme shtatzëninë e saj me anë të një postimi në Instagram. Këngëtarja ka publikuar një foto të saj dhe përkrah shkruan:

Ndjehem e bekuar. Ju dua të gjithëve.

.Rikujtojmë se, kohët e fundit bukuroshja ke qenë mjaft e përfolur për shkak të lidhjes së saj me biznesmenin turk, Usta. Dashuria e tyre sa vjen e bëhet më e fortë prej dy vitesyh tanimë. Kjo kuptohet pasi dyshja shihen gjatë gjithë kohës në shoqërinë e njëri tjetrit dhe nuk ngurrojnë ta shprehin dashurinë e madhe për njëri-tjetrin në rrjete sociale.