Gossip Showbiz

Historia frymëzuese e Nikut! Të jesh homoseksual nuk të bën Jo-shqiptar!

Në emisionin e pasdites “Ftesë në 5” me Bieta Sulon ishte i ftuar Nick Nikic, avokati shqiptar i lindur në New York, i cili pranoi hapur se është homoseksual.

Nick tregoi se gjithçka kishte nisur një natë kur miku i tij i kishte shprehur hapur ndjenjat, por ai ende nuk e kishte pranuar brenda vetes orientimin seksual. Ai rrëfen se ka pasur edhe të dashura më parë, por pa asnjë lloj tërheqeje seksuale.

Pas një predikimi në kishë, Nick kuptoi se çfarë donte realisht dhe lumturia filloi kur i tha ‘po’ ndjenjave për Mat, shokun e tij të ngushtë prej vitesh.

Kemi 8 vite të lumtur bashkë. Pati propozim dhe dasmë me çifteli e tupanë, tha Nick.

Ndërkohë që gjatë intervistës u transmetuan pamje ekskluzive nga dasma e tyre, moderatorja Bieta Sulo i bën pyetjen nëse e quan veten ‘i’ apo ‘e’ lumtur…

Nuk kuptohet arsyeja pse moderatorja i bën një pyetje të tillë një mashkulli pavarësisht orientimit. A është e painformuar vallë për këtë argument, që programi i saj dhe të ngjashmit e përdorin për shikime dhe komente në rrjetet sociale.

Ndërkohë pak më parë, i ftuari Nick Nikic, ka postuar një pjesë nga emisioni në Instagram Story, i cili lart ka mbishkruar:

Come for tea stay for the comments (të shoqëruar me një emoji për të qeshur duke e ironizuar)

Duhet të theksojmë se Nick ka edhe një pasion shumë të madh, bëhet fjalë për gatimet tradicionale.

Ai tregoi se ushqimi i preferuar tradicional shqiptar është grosha, duke zbuluar se ingredienti “sekret” i recetës së tij është dashuria.

Sakaq, Nick e mbyll intervistën duke na përshëndetur dhe uruar mbarësi me një gotë me raki…