Rajoni

Ikën Palmer vjen Escobari!

Zv/ambasadori i SHBA në Serbi, Gabriel Escobar, do të marrë detyrën e zv/ndihmës sekretarit për Çështje të Evropës dhe Euroazisë në Departamentin Amerikan të Shtetit.

Nga 7 shtatori, Escobar do të ushtrojë detyrën që ka mbajtur deri tani Matthew Palmer. Lajmin e ka konfirmuar për Evropa e Lirë Ambasada Amerikane në Serbi.
Escobar u emërua në postin e zëvendësshefit të misionit në Ambasadën Amerikane në Beograd në gusht të vitit 2019.
Diplomat karriere dhe njohës i mirë i Ballkanit, ai është nderuar gjashtë herë nga Departamenti Amerikan i Shtetit me Çmimin e Lartë të Nderit dhe një herë me Çmimin për Merita të Larta. Ai po ashtu është nderuar nga DASH-i me Çmimin për Shërbimin Civil si dhe ka marrë Çmimin për Shërbim Ushtarak.
Po ashtu Escobari ka mbajtur pozita të larta në Ambsadën Amerikane në Bagdad, në La Paz, Peshavar si dhe ka qenë udhëheqës i ekipit amerikan për rindërtim në Kirkuk të Irakut.

Gabriel është diplomuar në Universitetin Colombia në Newy York dhe flet gjuhën spanjolle, ruse, italiane, serbe, çeke dhe portugeze.