Showbiz

Ish të dashurit në konkurrencë, Grande dhe Miller publikojnë projektet muzikore në të njejtën ditë

Në muajin maj ata dhanë fund lidhjes së tyre 2-vjeçare dhe shumë gjëra të papritura ndodhën në pak kohë.

Fillimisht Mac Miller është arrestuar për drejtimin e automjetit në gjendje të dehur dhe nën efektin e susbstancave narkotike ndërkohë që Ariana Grande menjëherë nisi një lidhje të re madje është fejuar me aktorin Pete Davidson.

Ditën e kaluar ish të dashuruarit duket se janë kthyer në konkurrentë në industrinë e muzikës. Ariana publikoi klipin e projektit të saj të ri muzikor të quajtur “God is a Woman” ndërsa reperi vetëm pak orë pas saj lançoi këngën “Self Care”.

Duket se Mac Miller në këtë këngë i drejtohet Grandes duke thënë se ndihet i zhgënjyer dhe se ajo ka qenë dashuria e tij e vetme. Tashmë aludohet se ka një armiqësi të fshehtë midis tyre dhe kjo vërtetohet nga publikimi i këngëve.