Bota

Izraeli kalon në gatishmëri të lartë në mbrojtjen ajrore, pritet sulm “hakmarrës” nga Irani!

Pas bombardimeve izraelite që rrafshuan konsullatën iraniane në Siri ku vdiq edhe një prej gjeneralëve më të lartë të Gardës Revolucionare të Iranit, Izraeli është në gatishmëri të lartë për një përgjigjie të mundshme iraniane.

Pas ngjarjes, Irani paralajmëroi reagim të ashpër ndaj Izraelit, ndërsa edhe agjencia amerikane CIA, e ka paralajmëruar autoritetet izraelite se mund të goditen nga një sulm Iranian.

Në kuadër të masave të ndërmarra mbi një sulm të mundshëm, Izraeli ka njoftuar forcimin e mbrojtjes ajrore.

Ndërkaq Ministria e Shëndetësisë në Gaza, e cila udhëhiqet nga Hamas, ka lajmëruar ditën e sotme se 32,975 palestinezë janë vrarë që nga fillimi i luftës me Izraelin më 7 tetor të vitit 2023.

Në deklaratë thuhet se vetëm në 24 orët e fundit janë vrarë 59 prej tyre e janë plagosur 83 të tjerë.

Ndër të tjera, ministria palestineze bën me dije se 75,577 të tjerë janë plagosur si pasojë e sulmeve të ashpra izraelite.