Celebrities Gossip Showbiz

Ja çfarë bëjnë Kristi dhe Keisi fshehurazi Sabianit në “BBV2”!

Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.

Duket që romanca mes Krisit dhe Keisit është pak më e vështirë dhe e sikletshme në syte e Sabianit. Por çifti duket që e ka “fituar lirinë” për të qenë bashkë edhe pas hyrjes së babait të Keisit.m Ndërsa kanë qenë në ambientet e jashtme të shtëpisë, edhe pse në prani të Sabianit, mes Keisit dhe Krisit nuk kanë munguar komunikimet me shenja.

Në një bisedë në ambientet e tualetit mbrëmjen e djeshme mes Jorit,  Maestros Luizit dhe Kiarës nuk kanë munguar dhe ‘thumbat’.Jori ka treguar se Maestro dhe Luizi kur të dalin nga shtëpia do të bëjnë një këngë së bashku, teksa do të kryesojnë toplistat dhe ka thumbuar  Kiarën duke përmendur Butrintin.