Food & Drink Health & Beauty

Ja në sa minuta zierje e humbet brokoli efektin e tij antikancerogjen…

Brokoli na ofron shumë vlera ushqyese. Kjo perime mund të ndihmojë pacientët diabetikë që të mbajnë nën kontroll glukozën. Një grup studiuesish kanë identifikuar një përbërës të pranishëm te brokoli që duket të jetë i dobishëm në luftimin e sëmundjes. Interesante për kërkimin farmakologjik është qasja me të cilën shkencëtarët në Universitetin Lund në Suedi kanë arritur të zgjedhin molekulën e pranishme në brokoli si një trajtim të mundshëm.

Kur flasim për mbrojtjen kundër kancerit, nuk është vetëm ajo që hamë, por edhe mënyra se si e gatuajmë. Instituti Amerikan për Kërkimin e Kancerit ka publikuar disa këshilla praktike gatimi për të përfituar sa më shumë nga vaktet tona.

Zierja me avull për pesë minuta është mënyra më e mirë për të ruajtur enzimën myrosinase të pranishme në brokoli, e cila është thelbësore për formimin e substancës anti-kancerogjene sulforaphane. Zierja e brokolit në avull për më shumë se pesë minuta, pjekja, mikrovala ose një metodë tjetër e shkatërron këtë enzimë, si dhe vetitë anti-kancerogjene të kësaj perime.

Shumica prej prindërve, i kanë parë fëmijët e tyre tek tundin kokën kur u duhet të hanë brokoli ose lakër. Mirëpo, çuditërisht të paktën 1 në 5 fëmijë që janë 2 vjeç kurrë nuk i kanë provuar perimet, thotë një studim i ri. Studimi ka arritur në përfundimin se disa prindër janë lodhur aq shumë me betejën e përditshme për t’i ushqyer fëmijët me perime, saqë kanë ndaluar së provuari. Si rezultat i kësaj, del se më shumë se 30,000 fëmijë në Britaninë e Madhe nuk hanë perime.