Celebrities Live From Tirana Showbiz

Ja si kanë ndryshuar numrat e ndjekësve të VIP-ave shqiptarë dhe të huaj!

“Social Top 5”, një rubrikë që sjell vëmendjen tek personazhet e famshëm. Kjo rubrikë na jep më shumë detaje dhe informacione të reja në lidhje me yjet e botës së madhe të showbiz-it. Ja se cilët janë personazhet shqiptarë dhe ata të huaj që janë pëlqyer më shumë nga publiku gjatë kësaj jave.

Personazhet shqiptarë

5. Fjoralba Ponari, një nga prezantueset më të ëmbla dhe të pëlqyera u njoh fillimisht për publikun si këngëtare për zërin e saj të mrekullueshëm në “The Voice of Albania” e tanimë prezanton programin më të ndjekur të humorit “Portokalli”. Ajo ka shtuar 1 mijë ndjekës këtë javë.

4. Diona Fona së fundmi ka bashkëpunuar me Romeo Veshaj për të sjellë “Amante”. Këngëtarja ka shtuar 2 mijë ndjekës në Instagram.

3. Yll Limani është duke bashkuar forcat me Loredanën për të sjellë një projekt të ri muzikor. Artisti ka fituar 3 mijë ndjekës në llogarinë e tij.

2. Don Xhoni është padiskutim një nga reperët më të përfolur të momentit i cili sapo publikoi EP-në e tij të parë (mini- album). Ai ka fituar 4 mijë ndjekës.

1. Einxhel Shkira renditet këtë javë në vend të parë të “Social Top 5”. Moderatorja ka fituar 5 mijë fansa brenda kësaj jave në Instagram.

Personazhet e huaj

4. Aktorja e njohur Catherine Zeta-Jones së fundmi ka pozuar për kopertinën e “Parade Magazine” dhe ka zbuluar se hera e fundit që kërkoi një autograf ishte kur u takua me yllin e muzikës, Adele. Ajo ka fituar 200 mijë ndjekës.

3. Këngëtarja me origjinë shqiptare, Ava Max, ka pozuar së fundmi për kopertinën e revistës “Maxim”. Artistja ka bërë një rrëfim për muzikën, familjen, jetën e po ashtu edhe të kaluarën. Artistja ka shtuar po ashtu 200 mijë ndjekës në Instagram.

2. Celine Dion së fundmi u diagnostikua me sëmundjen e pashërueshme neurologjike SPS e cila bën që muskujt e saj të tensionohen në mënyrë të pakontrolluar, gjë që e ka detyruar atë të shtyjë ose anulojë disa shfaqje. Ajo ka fituar 500 mijë ndjekës në llogarinë e saj.

1. Sam Smith aktualisht është duke punuar për një album të ri që do të publikohet në janar dhe të gjithë janë ‘sy e veshë’. Këngëtari ka fituar plot 700 mijë ndjekës.