Showbiz

James Corden i përgjigjet kritikëve: “Mos harxhoni kohë duke u zemëruar”

Mbrëmjen e kaluar, moderatori i famshëm James Corden prezantoi ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Tony” ku solli shumë momente argëtuese për të pranishmit.

Në një intervistë të dhënë pak orë më parë, Corden ka folur për herë të parë mbi ata persona që e kritikojnë për aftësinë e tij për të bërë humor dhe për punën si prezantues.

40-vjeçari i cili drejton emisionin e humorit “The Late Late Show” u shpreh se të gjithë këta njerëz po harxhojnë kaq shumë kohë duke qenë të zemëruar saqë mund ta kishin shfrytëzuar kohën e tyre për diçka më produktive.

“Ndonjëherë nuk e kuptoj nëse dikush më kritikon sepse më do të mirën apo sepse ai person më urren. Të gjithë njerëzit e zemëruar me mua do të bënin mirë të provonin humorin” ,-u shpreh ai.