Sport

Java e 32-të e Superligës, njihuni me tre sfidat e sotme!

Java e 32-të e Superligës Shqiptare të Futbollit, sot luhen tre takime dhe që nisin në orën 15:00 me sfidën Laçi-Egnatia, ndërsa më 18:00 përballen Partizani-Dinamo City në “Air Albania” e Teuta-Vllaznia. Në rast fitoreje për të dyja, durrsakët ngjiten në vendin e 7-të dhe shkodranët afrohen me kreun. Sa i përket ndeshjes së parë, rrogozhinasit janë disi më komodë për shkak të renditjes ku ndodhen. Nga ana tjetër, kurbinasit duan të afrohen me vendin e 6-të. Ndërkaq, lidhur me derbin në “Air Albania”, parashikohet një duel shumë i luftuar. Të kuqtë do të kërkojnë vendin e dytë, por në rast se humbasin, blutë marrin vendin e tretë.

Tirana dhe Skënderbeu, respektivisht fituan me rezultatin  2-0 përballë Erzenit e Kukësit, në ndeshjet e zhvilluara dje në drekë. Të impenjuar në transfertë ndaj Erzenit, bardheblutë arritën të merrnin pikë të plota, falë golave të shënuar nga Abazaj në minutën e ’19 e Jonuzit në të ’60-ën. Ndërkohë, Erzeni humbi një shans të artë për të shënuar. Amir Kahrimanoviç gaboi nga pika e bardhë e 11 metërshit, në minutën e ’54-rt kur rezultati ende ishte 1-0 për Tiranën. Kjo fitore i ngjiti bardheblutë në kuotën e 46 pikëve, aq sa edhe Dinamo City i vendit të katërt. Beteja për “Final Four”, duket gjithnjë e më e ndezur.

Skënderbeu konfirmoi formën e mirë e në transfertë ndaj Kukësit mori tri pikët falë një dygolëshi të Rashicës. Fillimisht, në minutën e ’33-të, nga pika e bardhë e 11 metërshit, ai dërgoi topin në rrjetë. Në pjesën e dytë, skuadra hipotekoi fitoren në minutën e ’68-të ku sërish ishte Rashica, i cili gjunjëzoi portierin kundërshtar. Kukësi dhe Erzeni me humbjet e regjistruara dje janë me një këmbë në kategorinë inferiore.

Ndeshjet e javës së 32-të

19/04/2024

Kukësi-Skënderbeu 0-2

Erzeni-Tirana 0-2

20/04/2024 

Ora 15:00 Laçi-Egnatia

Ora 18:00 Partizani-Dinamo City

Ora 18:00 Teuta-Vllaznia

Klasifikimi:

Egnatia       57  Pikë

Vllaznia      51  Pikë

Partizani     48  Pikë

Tirana        46  Pikë*

Dinamo City 46  Pikë

Skënderbeu  44  Pikë*

Laçi          38 Pikë

Teuta         37 Pikë

Erzeni        31 Pikë*

Kukësi        26 Pikë*

*Tirana, Skënderbeu, Erzeni dhe Kukësi  janë një ndeshje më shumë