Celebrities Gossip Showbiz

“Jo vetëm për 8 mars…” Fjalët e Adriana Matoshit në Ditën Ndërkombëtare të Gruas janë ato që duhet të dëgjojë gjithkush!

Dita Ndërkombëtare e Gruas kremtohet çdo vit më 8 mars. Kjo ditë është simbolike për rrugëtimin historik që gratë në të gjithë botën kanë bërë për të përmirësuar jetën e tyre. 8 marsi vjen si një kujtesë, se pavarësisht sa është bërë, udhëtimi është i gjatë dhe duhet bërë akoma më shumë.

Në këtë datë kaq të rëndësishme për të gjithë gratë anembanë botës, Adriana Matoshi që padyshim është një grua tepër e fortë ka zgjedhur të thotë disa fjalë që vlejnë shumë për këtë ditë kaq simbolike në formën e një thirrjeje për to.

GRA, duhet të kuptoni e t’ja thoni vetes që LUMTURIA është të jesh e lirë, e pavarur, e suksesshme! Një BURRË i dhunshëm e tradhtar nuk të duhet për asgjë. JETA është shumë më e mirë se sa dhuna psikologjike e fizike. Mos duroni, po punoni e gjallërohuni, qeshni, vishuni e rregullohuni. Jo vetëm për 8 mars, po për çdo ditë që na ka falur e na fal i lumi Zot. Gëzuar për gjithë jetën zemrat e mia!

Para disa javësh e ftuar në ‘Goca dhe Gra’,  ka qenë e ftuar aktorja. Adriana ka nisur një lidhje me të dashurin e saj futbollist Keith Groeneveld. Aktorja 41-vjeçare e publikon shpesh të dashurin e saj 22-vjeçar në rrjete sociale dhe ndonjëherë përballet me reagime nga ana e ndjekësve.

Në “Goca dhe Gra” Adriana ka rrëfyer më shumë detaje nga jeta e saj profesionale dhe personale, duke theksuar ndër të tjerash edhe lidhjen me Keith.

Kohë më parë Matoshi kishte treguar se nëntë vite më parë, ku ajo ishte shtatzënë ishte përballur me një prej sfidave më të mëdha në jetë dhe të njëjtën gjë kaloi edhe këtë herë. Adriana është ndalur gjithashtu dhe tek momenti kur kuptoi se iu rikthye tumori në kokë.