Celebrities Film & Tv Magazine

Surprizë emocionuese për Jul Dedën! Aktori takon fëmijët e tij pas më shumë se 100 ditë qëndrim!

Një surprizë emocionuese ka qenë për Jul Dedën gjatë spektaklit të kësaj nate në Big Brother VIP. Vajza e tij, Reina sot feston 18-vjetorin dhe qirinjtë e tortës i fiku me babanë e saj, madje kërcyen bashkë nën ritmet e një kënge të kënduar nga ajo. Vajza e tij, Reina sot feston 18-vjetorin dhe qirinjtë e tortës i fiku me babanë e saj, madje kërcyen bashkë nën ritmet e një kënge të kënduar nga ajo.

Juli u shpreh:

Ti dhe Mateo jeni krenaria ime, pasuria ime e vetme. Do ta kesh babain ku ta duash ti, me vete ku të duash ti. Unë të dua shumë, më shumë se veten dhe u bëfsh një doktoreshë e madhe që të kujdesesh për babin.

Pas surprizës së bukur, ku takoi vajzën e tij Reinën, Juli u surprizua kur mes banorëve gjeti djalin e tij, Mateon. Juli u shpreh tejet i emocionuar për takimin me të birin.

Zemra e babait a ke nejt pa gjumë. Flini para meje se unë këtë muhabet kam. Me regjimin si je. Të do babi shumë dhe ki kujdes për gocën. E keni mërzit mamin?

“Mos i le të tjerët shumë me fol”-ishte ‘porosia’ e Mateos para se të përshëndetej me Julin.