Celebrities Gossip Showbiz

Joan Collins kritikon showbiz-in duke iu referuar buzëve të bëra si një krizë “obeziteti”!

Aktorja dhe autorja e njohur Joan Collins në librin e saj “My UNAPOLOGETIC Diaries”, i mbushur me sekrete dhe mendime të pacensuruara, ka treguar detaje që ju nuk jua pret mendja. Sipas “Daily Mail”, Joan kritikoi aktoren e njohur amerikane Linda Evans për operacionet e saj plastike si dhe familjen e njohur Kardashians.

Ajo ka luajtur me Evans në telenovelën e ABC-së si armike e personazhit të saj. Në lidhje me tendencat e sotme për ndërhyrjet kirurgjikale, Collins u shpreh se:

A jam unë e vetmja që mendoj se ka një krizë “obeziteti”? Ato buzë që njerëzit kanë bërë, mendoj se duken qesharake. Më vjen shumë keq për ta. Dhe nëse njerëzit duan të sillen rrotull duke u dukur kështu, unë do të qesh me ta.

Collins më pas vazhdoi të kritikojë familjen e njohur amerikane Kardashians, e shquar në fushat e argëtimit, ‘reality show’, modelingut dhe biznesit.

Ajo tha se:

Sipërmarrësja e njohur Kris Jenner, është një shoqe e imja shumë e mirë dhe nuk dua të jem e pasjellshme me të dhe vajzat e saj, por kanë bërë operacione të tmerrshme dhe jam e sigurt për këtë.

Collins madje sulmoi aktoren e njohur italiane Sophia Loren, për dhëmbët e saj të bardhë duke thënë se:

Dhëmbët e Loren duken sikur janë gdhendur nga fildishi. Unë dhe Loren njihemi por nuk jemi mikesha të ngushta, por pas kësaj që thashë jam e sigurt se ajo nuk do më flasë më kurrë dhe është e vërtetë.